Home Lajme Me “Deklaratën e Vidovdanit”, përfundon marshi i serbëve në Graçanicë

Me “Deklaratën e Vidovdanit”, përfundon marshi i serbëve në Graçanicë

0
Me “Deklaratën e Vidovdanit”, përfundon marshi i serbëve në Graçanicë

Me “Deklaratën e Vidovdanit”, të lexuar nga Dalibor Jevtiq, kryetar i Shtërpcës, përfundoi tubimi i qytetarëve serbë në qendër të Graçanicës.

Numër i madh i serbëve kanë marshuar në Graçanicë, duke kanë kërkuar lirimin e serbëve të arrestuar për dhunë në veri, raporton Ekonomia Online.

Në pankarta, serbët thanë se “Anamorava është me Vuçiqin”, “prej Anamoravës deri në Leposaviq jena një familje” e “liri për të gjithë serbët e arrestuar”.

Policia e Kosovës ka arrestuar Dragisha Milenkoviq nga Graçanica nën dyshimet për krime lufte. Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për Dragisha Milenkoviq.

Kurse presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, paralajmëroi më herët se në Vidovdan, serbët do të “ndërmarrin hapa aktivë në rrugën drejt lirisë, në përputhje me normat juridike ndërkombëtare”.

Vidovdani është festë fetare, që e shënon Kisha Ortodokse Serbe, si përkujtim të vuajtjeve të serbëve në betejën kundër ushtrisë turke në Kosovë, në vitin 1389.

Qytetarë serbë u mblodhën edhe në Mitrovicë të Veriut.

Exit mobile version