Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, dje është takuar me sekretarin amerikan Anthony Blinken, për dallim nga kryeministri kosovar Albin Kurti, i cili nuk arriti që për gati tri javë të sigurojë një takim të kësaj rëndësie.
Pas kësaj Ish-deputetja e Vetëvendosjes ka ironizuar me deklaratën e dhënë nga zëvendësministrit i Drejtësisë, Blerim Sallahu i cili deklaronte se “Shpejtësia me të cilën punojmë krahasohet me atë të shpërndarjes së vajit në tepsi”.
Dërguti përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook ka shkruar “A ka mundësi me pyet dikush Bujar Osmanin me çfarë vaji po e lyejnë tepsinë se diçka fort shpejt po u shpërndajka.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=5369566129768066&id=100001441953387