18.8 C
New York
Sunday, June 8, 2025

Buy now

Me ceremoni shtetërore, kreu i Shtetit të Antigua dhe Barbudas pritet nga presidentja Osmani

- Advertisement -

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim Guvernatorin e Përgjithshëm të Antigua dhe Barbudas, Sir Rodney Williams, dhe Zonjën e Parë, Lady Sandra Williams.

Vizita zhvillohet me ftesë zyrtare të Presidentes Osmani dhe përkon me pjesëmarrjen e Sir Williams në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Takimi u zhvillua në ambientet e Presidencës dhe ishte i mbyllur për medie.

Guvernatori i Përgjithshëm do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës si dhe do të jetë pjesëmarrës i Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i organizuar nën udhëheqjen e Presidentes Osmani

Pas takimit me Guvernatorin e Përgjithshëm të Antigua dhe Barbudas, Osmani do të zhvillojë takim edhe me Ministrin e Jashtëm të Tanzanisë, Mahmoud Thabit Kombo.

 

Të ngjashme

Të fundit