Aktori Enver Petrovci ka falenderuar kryeministrin Albin Kurti, pas vizitës në shtëpinë e tij.
Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Petrovci ka thënë se i ka bërë përshtypje humori i Kurtit.
“Kryeministër Albin Kurti, familja ime dhe unë, vlerësojmë shumë vizitën tuaj në shtëpinë tonë, dhe ndihemi të nderuar.
Më bëri përshtypje humori i juaj i rafinuar e sidomos këndvështrimi i juaj kritik për filmin në përgjithësi.
Ishte kënaqësi të ju dëgjoja.” – ka shkruar ai.
Vlen të theksohet se Kurti u takua për takimin e tij me Petrovcin, pas deklaratave të këtij të fundit për krerët e UÇK-së.
“Pa lufte keta kurrkushi s’kishin qene, mesuesa e badigarda.” – kishte thënë ai.