Një grabitje e armatosur ka ndodhur rreth orës 10:00 në lagjen Tophane në Prishtinë.
Cak i kësaj grabitje ka qenë një këmbiore e kriptovalutave.
Gazeta10 merr vesh se bëhet fjalë për dy plaçkitës të armatosur me armë të gjata dhe veshur me të zeza dhe helmeta në kokë.
Dëmi i shkaktuar nga kjo plaçkitje dyshohet të jetë rreth 50 mijë Euro.
Plaçkitësit janë larguar më pas me një motor për në drejtim ende të panjohur.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 10:00 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një këmbimore në lagjen Tophane në Prishtinë. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para, dyshohet se nën kërcënim të armës është grabitur një shumë parash”, ka thënë Flora Ahmeti.
Sipas saj, policia në koordinim me prokurorinë po ndërmerr veprimevet e nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit.