4.6 C
New York
Sunday, January 19, 2025

Buy now

Me a*më në dorë pranë flamurit, zyrtari i PDK-së publikon një fotografi të Thaçit si 16-vjeçar

- Advertisement -

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Adri Nurellari, pa postuar një fotografi të rrallë të Hashim Thaçit.

Në fotografi shihet Hashitm Thaçi me armë në dorë pranë flamurit dhe figurave më të shquara kombëtare.

Nurellari ka treguar se në këtë fotografi Thaçi ishte vetëm 16 vjeç.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka treguar se kjo fotografi tregon shumë për njërin që e udhëhoqi luftën çlirimtare.

“Hashim Thaçi është një figurë emblemë e çlirimit, pavarësimit dhe shtet-ndërtimit të Kosovës. Ai nuk përfaqëson vetëm një individ, por një epokë historike dhe, si i tillë, mbetet një simbol i qëndresës së pathyeshme dhe i aspiratës shekullore të popullit shqiptar për liri dhe pavarësi. Kjo foto e tij si 16-vjeçar, me armë në dorë pranë flamurit dhe figurave më të shquara kombëtare, është një dëshmi e hershme për një njeri i cili, që në rini, kishte guximin dhe vizionin për të marrë mbi supe përgjegjësi vendimtare në kohë të errëta”, ka shkruar Nurellari.

Ai ka kritikuar Gjykatën Speciale, e cila dje i ka ngritur një aktakuzë të re Hashim Thaçit.

“Në këtë moment sfidues, kur po përballet me një aktakuzë të re, historia na mëson se drita e së vërtetës nuk mund të zbehet nga asnjë hije. Kontributi i tij është gdhendur në themelet e lirisë sonë dhe nuk do të lëkundet nga asnjë sfidë. Sot, duke shprehur solidaritetin tonë për presidentin Hashim Thaçi, ne qëndrojmë për lirinë, për të vërtetën dhe për Kosovën që ai e ka dashur si pakkush, me çdo frymëmarrje të tij! Jemi me të, sot dhe gjithmonë!”, ka shkruar Nurellari.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit