Drejtori i Klan Kosovës, Adriatik Kelmendi, nuk e ka menduar se do të bëhet viral në rrjete sociale, kur ka shkruar një status për Mbretin Charles.
“Mikut tim, Mbretit Charles, i uroj ditë të qeta mbretërore”!
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10224703636790561&id=1000647440
Kjo fjali e shkruar pas vdekjes së mbretëreshës Elizabeth, e cila ia la fronin djalit të saj Charles, u ‘përqesh” në rrjet, pasi Kelmendi iu referua mbretit si “mik”.
Kur ai pa postimet e shumta ironizuese, e shtoi edhee vetë dozën e ironisë në postimin tjetër, kur shpërndau një fotografi tjetër me Charles, si për të treguar që njihen personalisht.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10224705031345424&id=1000647440
Këto postimi nuk i ikën faqes satirike Breaking Bad Kosova. Ata bën një grafikë me foton e Charles, kinse me një citat të tij, ku shkruan: Me Adriatikun edhe shahemi.
Si për t’i marrë me qetësi krejt statuset “kundër” tij, ai e ka shpërndarë edhe postimin e BBK në Facebook.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10224705126827811&id=1000647440