-0.4 C
New York
Monday, January 5, 2026

Buy now

Më 9 shkurt vijon procesi “Thaçi dhe të tjerët”

- Advertisement -

Në kalendarin e Dhomave të Specializuara, seancat nga 9 shkurti e tutje janë caktuar për dëgjim të deklaratave përmbyllëse.

Gjithsej shtatë seanca do të mbahen për dëgjim të deklaratave përmbyllëse, për të vijuar me seancat e quajtura si “administrim i drejtësisë”.

Kjo fazë pritet të zgjasë deri në javën e parë të marsit.

Përditësimi i kalendarit vjen pasi Jakup Krasniqit iu refuzua kërkesa për lirim me kusht.

Pavarësisht se procesi është në fund, dëshmitarë e as prova nuk ka, Supremja ka vendosur ta rrëzojë kërkesën e Krasniqit, njëjtë si të Kadri Veselit.

“Më 30 dhjetor 2025, Paneli i Gjykatës Supreme i përbërë nga gjykatësit Ekaterina Trendafilova (Kryegjykatëse), Kristinë van den Vajngart dhe Daniel Fransen, hodhi poshtë kërkesën e Jakup Krasniqit për mbrojtje të ligjshmërisë, e paraqitur në nëntor 2025. Kërkesa kishte të bënte me një vendim të Panelit të Gjykatës së Apelit të 13 gushtit 2025, i cili konfirmoi rrëzimin nga Trupi Gjykues të kërkesës së Krasniqit për lirim të përkohshëm”, u tha në njoftimin e Gjykatës.

Të ngjashme

Të fundit