6.8 C
New York
Sunday, March 30, 2025

Buy now

Me 5 prill protestohet kundër shtrenjtimit të rrymës – qytetarët ftohen t’i bashkohen

- Advertisement -

Qytetarët nuk e kanë mirëpritur propozimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) për rritjen e tarifave të rrymës për 15%.

Për këtë arsye, ata po organizojnë një protestë kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.

Nisma është ndërmarrë nga aktivisti Luan Hasanaj, i cili ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestën që do të mbahet të shtunën, më 5 prill, në ora 15:00.

Hasanaj, i cili është iniciues i kampanjës “Asnjë cent më shumë”, konfirmoi në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova se protesta pritet të jetë e madhe.

Sipas tij, kjo protestë ka për qëllim t’i dëshmojë ZRrE-së dhe institucioneve të tjera se qytetarët nuk pajtohen dhe nuk mund ta përballojnë këtë rritje të çmimeve.

Organizatorët u kanë bërë thirrje të gjithë qytetarëve të bashkohen për të kundërshtuar këtë vendim.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit