3.3 C
New York
Monday, December 8, 2025

Buy now

Me 30 veta, Kurti ecën nëpër sheshin e Vushtrrisë me Mehollin dhe Tahirin

- Advertisement -

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, bashkë me kandidatin për kryetar të Vushtrrisë nga radhët e VV-së, Sylejman Meholli e partnerin e tyre të koalicionit nga LDK, Xhafer Tahiri, në ditën kur po mbahet rundi i dytë i zgjedhjeve atje.

Siç raporton gazetari i Klan Kosovës, Kastriot Tahiri, Kurti, Meholli e Tahiri arritën në qendrën e votimit bashkë me rreth 30 persona të tjerë.

“Në Vushtrri atmosfera është e qetë, qytetarët kanë dalë dhe po dalin gjithmonë e më shumë për të shfrytëzuar të drejtën e tyre të votës”, tha Tahiri.

Tutje, ai bëri të ditur se deri më tani, në Vushtrri të drejtën e votës e kanë ushtruar rreth 14 për qind e qytetarëve. /KlanKosova/

Të ngjashme

Të fundit