Skuadra nga Suhareka Ballkani arriti të shpallet kampion i Kosovës në futboll, për të dytën herë radhazi.
Kjo ia mundëson ekipit nga Suhareka do të garojë në rrethin e parë kualifikues të Champions League.
Skuadra e Ilir Dajas, i ka mësuar kundërshtarët potencialë me të cilët do të mund të përballet. Në listë janë plot 15 skuadra, ndërsa kundërshtari do të mësohet më 20 qershor.
Ndeshjet e para luhen më 11 dhe 12 korrik derisa ato të kthimit më 18 dhe 19 korrik.