Më 20 korrik 2025, në fshatin Bukosh të Komunës së Suharekës, do të startojë edicioni i radhës i Turnirit Tradicional të Volejbollit “Genc Zyba”, një ngjarje sportive që tashmë ka zënë vend të rëndësishëm në kalendarin sportiv të Kosovës.
Turniri organizohet çdo vit në kujtim të vlejbollistit të ndjerë Genc Zyba dhe ka për qëllim të promovojë sportin, jetën e shëndetshme dhe vlerat e respektin dhe bashkëpunimit ndërmjet ekipeve dhe tifozëve.
Ngjarja pritet të mbledhë ekipe nga mbarë Kosova, duke sjellë garë të fortë dhe atmosferë festive në fushën e sportit pranë Shkollës Fillore “Vëllezërit Frashëri” në Bukosh. Organizatorët ftojnë të gjithë sportdashësit, qytetarët dhe përfaqësuesit e mediave që të jenë pjesë e këtij eventi që tejkalon kufijtë sportivë dhe shndërrohet në një festë të komunitetit.
Për më shumë informata dhe bashkëpunim medial, organizatorët janë të qasshëm përmes faqes zyrtare në Facebook: KV “Genc Zyba”.