Home Lajme Më 17 mars demonstratë në Beograd kundër planit të BE-së për marrëveshje Kosovë-Serbi

Më 17 mars demonstratë në Beograd kundër planit të BE-së për marrëveshje Kosovë-Serbi

0
Më 17 mars demonstratë në Beograd kundër planit të BE-së për marrëveshje Kosovë-Serbi
Beograd, 28. januara 2023 - Zajednièko obraæanje povodom novog zapadnog ultimatuma o KiM ispred zgrade Predsedništva Srbije. Na skupu su govorili Boško Obradoviæ, predsednik Srpskog pokreta Dveri i narodni poslanik, Miloš Jovanoviæ, predsednik Novog DSS i narodni poslanik, Milica Ðurðeviæ Stamenkovski, predsednik Srpske stranke Zavetnici i narodni poslanik, Dušan Radosavljeviæ, zamenik predsednika POKS i narodni poslanik Slobodan Samardžiæ, Pokret za odbranu KiM, Dragomir Anðelkoviæ, politièki analitièar, Stefan Simonoviæ, student, Srpska omladina za Kosmet. FOTO TANJUG/ VLADIMIR ŠPORÈIÆ/bs

Partitë e së djathtës së skajshme në Serbi, Dveri, Nova DSS, Zavetnici dhe POKS kanë thirrur për demonstratë më 17 mars në Beograd, kundër planit të Bashkimit Evropian për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Kjo nuk do të jetë demonstratë, por “unifikim patriotik ndërpartiak”, ndërsa lajmëruan se tubimi do të nis në ora 18:00 të pasdites para Kishës së Shën Savës në Beograd.

“Ftoj absolutisht të gjithë patriotët serbë në atdhe, në rajon dhe në diasporë, të gjitha partitë politike që kanë thënë qartë ‘Jo’ ndaj marrëveshjes franko-gjermane për pranimin e shtetit të Kosovës, të gjitha shoqatat patriotike, veteranët e luftës, familjet e të vdekurve, të gjithë ata që e mbajnë Kosovën në zemër, të vijnë në Beograd së bashku me familjet dhe fëmijët e tyre më 17 mars për të treguar se sa shumë na intereson Kosova të jetë pjesë e Serbisë”, tha Boshko Obradoviq nga lëvizja e djathtë “Dveri”, siç e citoi N1.

Exit mobile version