3.5 C
New York
Tuesday, November 11, 2025

Buy now

Më 16 nëntor, OVL e UÇK-së do të protestojë në Strasburg

- Advertisement -

Organizata e Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK-së) mbajtën mbledhjen e Këshillit Drejtues për fazën finale të përgatitjeve për protestën e cila do të mbahet më 16 nëntor në Strasburg.

Sipas njoftimi për media bëhet e ditur se OVL e UÇK-së i fton shqiptarët që të bashkohën në këtë protestë pranë selisë së Këshillit të Evropës në orën 13:00.

“U mbajt mbledhja e Këshillit Drejtues, në fazën finale të përgatitjeve për protestë. Ftohen të gjithë shqiptarët të bashkohen me ne në Strasburg, më 16 nëntor, ora 13:00, pranë selisë së Këshillit të Evropës, aty ku filloi padrejtësia ndaj UÇK-së dhe Kosovës”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme

Të fundit