0.2 C
New York
Thursday, February 6, 2025

Buy now

Më 1 qershor LDK-ja fillon procesin e zgjedhjeve të brendshme

- Advertisement -

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka bërë me dije se kjo parti më 1 qershor do të hyjë në zgjedhje të brendshme.

Ai njoftoi se të premten do të mblidhet Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së për t’u përgatitur për këto zgjedhje.

“Sot kryesia e LDK-së ka marrë vendim që t’i shpallë zgjedhjet e brendshme. Për ne ky proces është festë, sepse gjithmonë LDK-ja ka besuar në demokraci”, është shprehur Abdixhiku në një konferencë për medie.

Ai ka thënë se LDK-ja është e bashkuar në këtë proces.

“S’ka mospajtime në mes partisë. Partia është më e bashkuar se kurrë. Të gjithë janë të interesuar të kemi një proces të hapur”, është shprehur Abdixhiku

Ai po ashtu shtoi se kanë marrë vendim të hapin katër degë në komunat veriore të Kosovës, si dhe të kenë organizim territorial të degëve në mërgatë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit