14 C
New York
Monday, March 10, 2025

Buy now

MCC konfirmon nënshkrimin e marrëveshjes 236 milionëshe me Kosovën për energjinë

- Advertisement -

Korporata Sfidat e Mijëvjeçarit – MCC ka bërë të ditur se me Qeverinë e Kosovës është përmbyllur marrëveshja kompakte në shumë prej 236.7 milionë dollarë.

“Sot, MCC dhe Qeveria e Kosovës përmbyllën një javë produktive negociatash për një marrëveshje kompakte të propozuar prej 236.7 milionë dollarësh, e krijuar për të forcuar sektorin e energjisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e MCC-së.

Për këtë marrëveshje pati paralajmëruar vetë Kurti gjatë ditës së parë të vizitës së tij në ShBA ku takoi Kryeshefen e MCC-së, Alice Albright.

“Ky takim shënon fillimin e negociatave me MCC-në për projektin Kompakt, që do të jetë projekti më i madh energjetik në Kosovë që nga çlirimi, i cili kalon shumën e 200 milionë dollarëve dhe parasheh ndërtimin e sistemeve akumuluese të energjisë”, thuhej në njoftimin e kryeministrisë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit