17.6 C
New York
Monday, October 7, 2024

Buy now

MC Beka “kritikon” popullin pasi e përkrahën Edona James në Big Brother VIP

- Advertisement -

“Befasohem me popullin që përkrahin të keqen”, ka qenë një deklaratë e reperit MC Beka, që e kishte bërë disa muaj më parë.

Dhe pikërisht këtë fjali ia dedikoi ish-banores së Big Brother VIP Kosova 2, Edona James, e cila asokohe ishte brenda.

E këtë e ka komentuar në “Elite Ëay” me Elita Rudin, ku thotë se populli servohet me të tilla gjëra, si nga mediat apo edhe në përditshmëri.

Foto: Screenshot/YouTube

“Mua më dhimben që nuk e dinë çka është e mira. Aty është gabimi. Çka lind e mirë prej diçkafit, prej të keqes nuk del. Vetëm nga e mira. Populli ka ardh në atë gjendje saqë nuk mundet me u ushqy me asgjë tjetër, si në media, si në rrugë, kudo. Mundohet me bë diçka ku del vetë ai mirë, faktikisht po del keq. Vetëm për vete mendon, duhet me mendu pak më gjatë”, u shpreh ai.

Foto: Screenshot/YouTube

Krejt në fund, Beka shton: “Unë e kam planifikuar jetën time, unë e dua shtetin tim, popullin tim e dua më shumë. Ndoshta një porosi, duhet me i thënë popullit duajini veten”.

Ai ka qenë pjesë e edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit