18.4 C
New York
Saturday, August 2, 2025

Buy now

Mbytja e të riut në Ujman, KFOR-i: Autorizuam 10 persona të kërkim-shpëtimit të FSK-së për ta kërkuar

- Advertisement -

Misioni Paqembajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR-i, në një përgjigje me shkrim për “Gazetën Express” ka thënë se kanë autorizuar 10 persona të ekipit të kërkim-shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës për të kërkuar trupin e pajetë të të riut të mbytur në Ujman.

Kjo përgjigje e KFOR-it vjen pas një debati të madh ku Vetëvendosja e paraqiti vetëm si “FSK në veri” dhe “për herë të parë në veri” duke e instrumentalizuar politikisht FSK-në për çështje propagande politike ndonëse misioni ishte rreptësisht humanitar.

“Së pari, dëshirojmë të përsërisim ngushëllimet tona të sinqerta për familjen dhe miqtë e të ndjerit.10 persona të Kërkim-Shpëtimit të FSK-së u autorizuan të vendosen përkohësisht në Veri për të ndihmuar në kërkimin e tij. Autorizime të tilla i nënshtrohen gjithmonë një vlerësimi të kujdesshëm nga KFOR-i”, kanë thënë nga KFOR.

Të ngjashme

Të fundit