Home Lajme Mbytet në lum një fëmijë në fshatin Raskovë të Obiliqit

Mbytet në lum një fëmijë në fshatin Raskovë të Obiliqit

0
Mbytet në lum një fëmijë në fshatin Raskovë të Obiliqit

Një fëmijë i moshës katër vjeçe ka rënë në lumin Llap, në fshatin Raskovë, të komunës së Obiliqit.

Drejtori i Qendrës së Mjekësisë Familjare në Obiliq, Haki Jashari, e ka konfirmuar për RTK-në se fëmija i moshës katër vjeçe është nxjerrë nga lumi pa shenja jete.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë, prokurori i rastit, Policia dhe ekipet mjekësore, të cilët e kanë konstatuar vdekjen. Jo zyrtarisht merret vesh se fëmija ishte duke luajtur afër lumit, derisa familjarët po punonin tokën.

Edhe Policia e Kosovës ka konfirmuar gjetjen e trupit të fëmijës pa shenja jete. Agron Borovci, nga Policia e Kosovës, tha se rreth orës 18:15 është pranuar informata lidhur me dyshimet për rënien në lum të një fëmije rreth pesë vjeç, në fshatin Raskovë, të komunës së Obiliqit.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, me ç’rast ka vijuar  kërkimet dhe gjurmimet  në terren. Rreth orës 20:30 është raportuar për gjetjen e trupit të fëmijës, por, fatkeqësisht, pa shenja jete. Aktualisht po trajtohen rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”, tha ai.

Exit mobile version