-8.2 C
New York
Wednesday, January 22, 2025

Buy now

Mbyllja e terminalit: Mburret Kurti, punëtorët në rrugë (Video)

- Advertisement -

“Këtu e keni pasë ni terminal doganor privat që ka vjedhë, 20 vjet kanë vjedh me atë farë terminali”.

Të nesërmen e këtij paralajmërimi në tubimin e Hanit të Elezit, qeveria e Albin Kurtit ia dërgoi një vendim kompanisë “Terminali SHPK”, raporton Klan Kosova.

Me të e obligoi që t’i lirojë hapësirat e terminalit shtetëror, që i kishte shfrytëzuar me kontratë 20 vjet.

E kjo po rrezikon të lërë pa punë 20 punëtorë që kanë punuar deri më tani në kuadër të këtij operatori privat.

Në procesin shpronësimeve dhe në rikthimin e tyre e terminaleve në shtetërore, nga 28 punëtorë vetëm 9 prej tyre ka fjalë se do të vazhdojnë punën.

Deri tani, institucionet shtetërore nuk u kanë kthyer asnjë përgjigje se çka do të ndodhë me fatin e tyre.

Terminali doganor në Han të Elezit është privatizuar në vitin 2010 dhe licenca e fundit i ka skaduar në 15 janar 2025. /Klankosova.tv

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit