3.6 C
New York
Wednesday, February 5, 2025

Buy now

Mbyllja e rrugës “Xhorxh Bush” pakëson stacionet, ankohen qytetarët

- Advertisement -

Rrugëtimin e bëjnë me linjën e njëjtë. Por, udhëtimi me autobusë urban prej disa ditësh nuk kalon nëpër rrugët e mëparshme.

Këta qytetarë të Prishtinës ndalen ne stacione tjera për shkak të bllokimit të rrugës “Geroge Bush” në qendër të qytetit.

Kjo ka bërë që të reduktohet numri i stacioneve të ndaljes, dhe atyre po iu shkakton pakënaqësi.

Më e vështirë kjo situatë është për personat e moshuar.

Që ka ankesa mbi qarkullimin e ri të linjave të autobusëve e pranojnë edhe në ndërmarrjen trafiku urban.

Jo vetëm atyre që e përdorin transportin publik, mbyllja e rrugës iu shkaktoi telashe edhe vozitësve.

Hapësira e mbyllur për qarkullim ka filluar të pësojë ndryshime.

Të martën u bë edhe largimi i ishullit që ndante rrugën, ndërkaq bashkë me këto punime është bllokuar edhe njëra hyrje e parkingut nëntokësor.

Megjithatë, një atmosferë krejt tjetër, shihet në anën tjetër të rrugës.

Kalimtarët të cilët po e shfrytëzojnë këtë rrugë tash edhe për shëtitje e vlerësojnë si pozitiv këtë ndryshim pasi sipas tyre Prishtina ka nevojë për frymë festash.

Televizioni ka tentuar të marrë një qëndrim nga Komuna e Prishtinës nëse ndryshimet në rrugë do ta shndërrojnë përfundimisht në shesh këtë hapësirë, por ata nuk kthyen përgjigje gjatë së martës.

 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit