Drejtori i shërbimeve publike në Prishtinë, Bekim Gashi tregoi arsyet se përse u mbyllën parkingjet private nëpër kryeqytet.
Sipas tij, ky veprim u ndërmor në mënyrë që ata të pajiseshin me leje operimi ashtu sikur edhe kërkohet tek kushtet e rregullores.
Gashi tha se tashmë shumë prej tyre veçse kanë aplikuar, teksa afati i fundit mbetet 31 dhjetori.
“I kemi pasur dy thirrje publike për leje pune sepse kanë operuar pa leje në kryeqytet, dhe nuk kanë aplikuar, shumica. Është dashtë me e ndërmarr një hap të mbylljes së përkohshme që me i obligu ata me ardh. Tash, shumica kanë ardh e kanë apliku jemi duke i pajisur me leje pune. Iu kemi dhënë pesë mujorsh kohë që me u plotësu kushtet. I kemi obliguar që deri më 31 dhjetor me u përmbush kushtet, dhe ata kanë fillu prej dje me punu“, tha ai. /Gazeta10