Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka kritikuar thirrjen e Bashkimit Evropian për dialog në Bruksel lidhur me çështjen e Postës Serbe në Kosovë, duke e cilësuar të turpshme. Vuçiq akuzoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për orkestrimin e provokimeve që synojnë nxitjen e konfliktit të armatosur.
“Ne nuk duam luftë, duam të ruajmë paqen. Kurti po e bën këtë në mënyrë të qëllimshme dhe të organizuar, me mbështetjen e disa fuqive perëndimore”, ka thënë Vuçiq, raporton Radio Evropa e Lirë.
BE-ja thekson se mbyllja e këtyre zyrave postare bie ndesh me marrëveshjet e përcaktuara në Marrëveshjet e Telekomunikacionit të vitit 2013 dhe Planin e Veprimit të vitit 2015, teksa kujtoi se palët ishin pajtuar që “çështja mund të trajtohet vetëm brenda kornizës së Dialogut”.