Sulmuesi i kombëtares shqiptare dhe i Chelsea-t, Armando Broja e mbylli sezonin 2022-2023 para kohe, pasi në miqësoren më Aston Villa-n këputi ligamentin e gjurit, gjë që do e mbajë rreth 6 muaj jashtë fushës së blertë.
Në një reagim në rrjetet sociale shqiptari thekson se ndihet i shkatërruar, por shton se do kthehet më i fortë dhe sipas Brojës kjo është vetëm një pengesë e vogël në rrugën e tij drejt majës.
“I shkatërruar që 2022-ën ta mbyllim në këtë mënyrë.
Ka qenë e vështirë të përpunosh gjithçka gjatë ditëve të fundit, por jam i vendosur të kthehem edhe më i fortë dhe më i mirë se më parë.
Secili ka udhëtimin e tij drejt majës, kjo është vetëm një pengesë e vogël për gjërat e mira që do të vijnë në të ardhmen.
Faleminderit të gjithëve që keni dërguar mesazhe mbështetjeje. Do të thotë shumë. I vlerësoj të gjithë🙏🏻 Do të kthehem së shpejti”-shkruan Armando Broja.