7.1 C
New York
Friday, March 21, 2025

Buy now

Mbyllet sezoni për Dybalan

- Advertisement -

Paulo Dybala do të operohet. Lajmin e ka konfirmuar Roma, pas disa konsultimeve mjekësore që lojtari ka kryer ditët e fundit. Sezoni i tij është zyrtarisht i mbyllur.

Kjo është deklarata e klubit verdhekuq: “Paulo Dybala do t’i nënshtrohet në ditët e ardhshme një ndërhyrjeje kirurgjikale për shkak të dëmtimit në tendinën semitendinoze të këmbës së majtë. Lojtari dhe klubi kanë vendosur me marrëveshje të ndërsjellë që kjo është rruga më e mirë për një rikuperim optimal nga dëmtimi. Paulo, të urojmë shërim sa më të shpejtë! Të presim me padurim!”

Menjëherë pas kësaj, erdhi edhe mesazhi i Dybala në rrjetet sociale: “Të dashur miq, ju falënderoj nga zemra për gjithë dashurinë dhe mbështetjen tuaj. Pas rezultateve të testeve mjekësore dhe vlerësimit të opsioneve të ndryshme, kam vendosur ta kryej këtë operacion tani për t’u rikthyer sa më shpejt. Edhe pse përkohësisht do të jem larg fushave, do të vazhdoj t’i mbështes shokët e skuadrës në këtë fazë të rëndësishme të sezonit, edhe kombëtaren argjentinase, të cilën do ta ndjek si një tifoz më shumë në këto ndeshje kualifikuese. Do të rikthehem shpejt, edhe më i fortë, ju premtoj. Shihemi në fushë. Forza Roma dhe Vamos Argjentina!”

Nuk kanë qenë ditë të lehta për argjentinasin. Të dielën, ndaj Cagliarit, u dëmtua vetëm pas 10 minutash lojë. Disa orë më herët, Roma u eliminua nga “Europa League”. Më pas, diagnoza e rëndë për tendinën. Dhe sot, lajmi për operacionin. Ky ka qenë një edicion sportiv shumë i vështirë për Dybala, i cili verën e kaluar ishte pranë transferimit në Arabinë Saudite, por vendosi të qëndrojë. Tani sezoni i tij përfundon në mënyrën më të keqe.

Megjithatë, talenti dhe klasi i tij janë ende aty. Siç thuhet në librin e famshëm “Fever Pitch”, “gjithmonë ka një sezon tjetër, gjithmonë ka një rikthim”. Operacioni do të kryhet jashtë Italisë, nga një mjek i besuar i familjes “Friedkin” (pronarët e Romës). Ndërhyrja është planifikuar për fillimin e javës së ardhshme.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit