Ka përfunduar sezoni 2024/2025 në elitën e futbollit anglez, një edicion i cili u përcoll me befasi të shumta.
Manchester City ia doli të marrë një fitore jetike me rezultat 2-0 në udhëtim ndaj Fulhamit, duke siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.
Liverpooli në anën tjetër u ndal me barazim 1-1 në shtëpi ndaj Crystal Palace, aty ku Ryan Gravenberch u ndëshkua me karton të kuq.
Manchester United mori një fitore me rezultat 2-0 ndaj Aston Villas në shtëpi, me mysafirët që nuk ia dolën të sigurojnë Ligën e Kampionëve, por do të luajnë në Ligën e Evropës.
Chelsea në ndërkohë fitoi minimalisht 1-0 në transfertë ndaj Nottingham Forest duke bërë që të përfundojnë në top katërshe dhe kësisoji të sigurojnë Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.
Fitore mori edhe Arsenali me ‘Topçinjtë’ që triumfuan me rezultat 2-1 në udhëtim ndaj Southamptonit që ishte përshëndetur kohë më parë me ligën.
Kështu pra Liverpooli, Arsenali, Manchester City, Chelsea dhe Neëcastle do bëjnë gara në Ligën e Kampionëve edicionin e ardhshëm.
Aston Villa në ndërkohë do të luajë në Ligën e Evropës ndërsa Nottingham Forest do marrë pjesë në kualifikimet e Ligës së Konferencës.
Southamptoni, Ipsëich Toën dhe Leicesteri janë skuadrat që kanë rënë në Championship, teksa në elitë janë promovuar Leeds United, Burnley dhe Sunderlandi.