26.4 C
New York
Sunday, June 29, 2025

Buy now

Mbyllet segmenti rrugor nga Suhareka deri në Prizren në Autostradën ‘Ibrahim Rugova’, shkak rrëshqitja e dheut

- Advertisement -

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka njoftuar se është mbyllur përkohësisht autostrada “Ibrahim Rugova” për shkak të rrëshqitjes së dheut.

“Sot ka ndodhur një rrëshqitje e dheut në autostradën “Ibrahim Rugova”, përkatësisht në kilometrin e 26-të në mes të Suharekës dhe Prizrenit, rrjedhimisht për shkaqe sigurie dhe rrezikshmërisë së lartë në këtë segment jemi detyruar që ta mbyllim përkohësisht qarkullimin rrugor në segmentin nga Suhareka deri në Prizren, ndërsa rruga nga Prizreni në drejtim të Prishtinës është e lirë për qarkullim”, ka shkruar ai në Facebook.

Durmishi u shpreh se po punohet vazhdimisht për zhbllokimin e këtij segmenti rrugor.

“Bashkë me ekipet e mirëmbajtjes jemi në teren dhe jemi duke punuar vazhdimisht deri në zhbllokimin e këtij segmenti rrugor, duke marrë kështu të gjitha masat e duhura në mënyrë që nesër ky segment të jetë i lirë për qarkullim. Kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë qytetarëve që e shfrytëzojnë këtë rrugë, që nga Suhareka deri në Prizren ta shfrytëzojnë rrugën nacionale N25”, ka shkruar tutje Durmishi.

Të dashur qytetarë,Sot ka ndodhur një rrëshqitje e dheut në autostradën "Ibrahim Rugova", përkatësisht në kilometrin e…

Posted by Hysen Durmishi on Tuesday, February 21, 2023

Të ngjashme

Të fundit