10.3 C
New York
Sunday, March 23, 2025

Buy now

Mbyllet rruga ilegale në Zveçan, të cilën e përdori grupi terrorist për sulmin në Banjskë

- Advertisement -

Qetësia ka kapluar gjithë zonën.

E rrugët janë vështirë të kalueshme.

Lëvizje të qytetarëve nuk shihen, e pak ka shtëpi të banueshme.

Kjo rrugë e cila të çon drejt kufirit me Serbinë, e quajtur Reka e Banjskës, deri tani është përdorur si rrugë dytësore për kontrabandues nga Serbia.

E për ta parandaluar atë, Policia e Kosovës ka filluar bllokimin e saj.

Tëvë1 sjell pamje ekskluzive të vendit ku po bëhen punimet, e që në vitin 2023 shërbeu si rrugë ku kaloi edhe grupi terrorist i sulmit në Banjska, në krye me Millan Radojiçiq.

Sipas burimeve të televizionit, kjo rrugë dyshohet se është përdorur edhe për kalime ilegale nga Serbia për të hyrë në veri të vendit.

E zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, thotë se përveç kësaj rruge, do mbyllen edhe të tjera.

Elshani për Tëvë1 shtoi se janë mbi 20 rrugë ilegale që janë mbyllur deri tani në afërsi me territorin serb.

Rrugët ilegale në veri të Kosovës filluan të mbyllen pas dyshimeve të institicioneve të sigurisë se po hyjnë armë ilegale dhe grupe serbe që mund të cenojnë sigurinë e vendit.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit