19.6 C
New York
Wednesday, October 23, 2024

Buy now

Mbyllet pjesa e parë: Spanja në epërsi ndaj Francës

- Advertisement -

Spanja e ka mbyllur me epërsi pjesën e parë ndaj Francës.

Përballja gjysmëfinale ishte shumë e zjarrtë nga minuta e parë, me të dy kombëtaret që luajtën futboll vetëm agresiv.

Franca e nisi shumë më mirë duke kaluar në epërsi përmes Randal Kolo Muanit, që realizoi me kokë pas një harkimi të mrekullueshëm së Kylian Mbappes (9’).

Franca kishte edhe një tjetër rast për ta dyfishuar epërsinë por që goditja e Mbappes u devijua në fund.

Pas këtij rasti, Spanja mori dominimin plotësisht. Fillimisht talenti i Barcelonës Lamine Yamal realizoi një eurogol nga distanca për ta barazuar rezultatin (21’).

Ndërsa, katër minuta më vonë Dani Olmo me një goditje precize pas një topi të kthyer, duke përfituar nga devijimi i Koundes e përmbysi epërsinë (25’).

Tani mbetet të shihet nëse pjesa e dytë do ta ketë të njëjtin ritëm, me dy kombëtaret që kanë synim të mbërrijnë në finalen e “Euro 2024”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit