-6.4 C
New York
Sunday, December 22, 2024

Buy now

Mbyllet pjesa e parë: Shqipëria dominon, por s’e gjen golin ndaj Gjeorgjisë

- Advertisement -

Ka përfunduar pa gola pjesa e parë mes Shqipërisë dhe Gjeorgjisë, që po zhvillohet në “Air Albania”.

“Kuq e Zinjtë” kanë qenë shumë më mirë në këto 45 minutat e parë, por që s’arritën t’i finalizonin aksionet.

Shqipëria rrezikoi me anë të Arbër Hoxhës, që e dëshmoi se pse e meriton të jetë titullar, duke bërë driblime fantastike në përgjithësi.

Hoxha në fakt rrezikoi edhe nga distanca, mirëpo ishte larg portës. Rast të mirë kishte edhe Rey Manaj, por edhe ky nuk ia doli ta tund rrjetën.

Gjeorgjia ndërkohë nuk është që rrezikoi shumë, duke u mbrojtur gjatë tërë kohës dhe krijuar disa kundërzbritje, që gjithashtu ishin larg finalizimit.

Kësisoj, mbetet të shihet në pjesën e dytë nëse Shqipëria do të arrijë ta fitojë këtë përballje.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit