Si pasojë e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet e fundit, ura që ndodhet në rrugën Drenas–Shtrubullovë–Krajkovë, më saktësisht në afërsi të varrezave të Drenasit, ka pësuar dëmtime serioze dhe paraqet rrezik për qarkullim.
Për arsye sigurie, qarkullimi mbi urë 𝐧𝐝𝐚𝐥𝐨𝐡𝐞𝐭 përkohësisht deri në një njoftim të radhës.
Komuna e Drenasit, në ditët në vazhdim, do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për sanimin e dëmeve dhe rikthimin sa më të shpejtë të qarkullimit normal.
Njësitet e Policisë dhe të Zjarrfikësve janë të pranishme në vendin e ngjarjes dhe janë duke monitoruar situatën.
Lusim qytetarët dhe pjesëmarrësit në trafik që të mos e shfrytëzojnë këtë rrugë dhe të përdorin rrugët alternative deri në sanimin e saj.
Komuna e Drenasit i falënderon qytetarët për mirëkuptim.







