14 C
New York
Tuesday, March 11, 2025

Buy now

Mbyllet për 10 ditë çerdhja e vetme publike në Skenderaj, kjo është arsyeja

- Advertisement -

Komuna e Skenderajt ka njoftuar se është mbyllur për 10 ditë çerdhja e vetme publike në ketë komunë.

Një gjë e tillë është bërë për shkak të infektimit me Covid-19 të disa punonjësve të kësaj çerdheje, raporton Scanner.

Njoftimi i plotë i Komunës së Skenderajt:

Njoftim i rëndësishëm!

Të dashur prindër të fëmijëve në Institucionin Parashkollor “Nëna Zahide”!

Në bazë të udhëzimit të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, si masë parandaluese e përhapjes së COVID-19, Institucioni Parashkollor “Nëna Zahide” do të jetë i mbyllur për 10 ditë, që nga dita e mërkurë (19.01.2022).

Kjo për shkak të rasteve të konfirmuara te një pjesë e stafit menaxherial dhe edukativ të këtij institucioni parashkollor.

Gjatë periudhës 10 ditore, procesi edukativo arsimor për grupin parashkollor do të zhvillohet në sistemin “on-line”. Komuna e Skenderajt, përkatësisht Drejtoria e Arsimit do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për dezinfektim të objektit në fjalë.

Me këtë rast, bëhet thirrje për respektim të udhëzimeve dhe rekomandimeve nga institucionet relevante dhe profesionistët shëndetësor.

Komuna e Skenderajt fton qytetarët e saj të vaksinohen, me qëllim të parandalimit të infeksionit me sëmundjen COVID-19.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit