3.1 C
New York
Tuesday, March 4, 2025

Buy now

Mbyllet pa gola në kryeqytet, Prishtina e Llapi ndahen në “paqe”

- Advertisement -

Ndeshja Prishtina – Llapi e mbylli javën e 22-të në Superligën e Kosovës.

Takimi i zhvilluar në kryeqytet, në stadiumin “Fadil Vokrrin”, u mbyll pa gola.

Në pjesën e parë të takimit, Prishtina e kishte kontrollin e lojës, duke humbur disa mundësi të mira shënimi.

Ndër rastet më të mira, ishte ai i Leotrim Kryeziut, që dështoi të shënojë nga afërsia.

Ndërsa, në pjesën e dytë, Llapi u rikthye më fuqishëm, duke tentuar disa herë në portën e Ardit Nikës.

Rastin më të mirë e pati Ardit Tahiri, që dështoi nga pesë metërshi i portierit.

Me këtë barazim – që s’u bën nder asnjërës skuadër – Prishtina renditet e pesta në tabelë me 30 pikë të tubuara.

Në anën tjetër, barazimin do ta vuajë më shumë Llapi, i cili mbetet ende në vendin e nëntë – në zonën e rrezikshme – me vetëm 23 pikë të tubuara.

Ndeshjen e ardhshme, Prishtina e zhvillon si mysafire ndaj Ballkanit në Suharekë.

Llapi në anën tjetër i bën konak Dritës në Podujevë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit