Policia e Kosovës ka njoftuar se në Prishtinë është mbyllur një furrë e bukës.
Kjo ka ndodhur, sipas policisë, pasi dyshohet se me produkte të kësaj furre janë helmuar 20 qytetarë.
Në raportin 24 orësh, policia ka treguar për masat që janë ndërmarr për rastin.
“Rreth 20 qytetarë kanë kërkuar ndihmë mjekësor pasi të njëjtit dyshojnë se janë helmuar nga produktet e një furre. Njësia policore ka intervistuar pronarin e furrës si dhe me vendim të inspektorëve sanitarë furra është mbyllur deri në daljen e analizave”, është thënë në raportin e Policisë së Kosovës.