7 C
New York
Tuesday, February 4, 2025

Buy now

Mbyllet marrëveshja, Galtier është trajneri i ri i PSG-së

- Advertisement -

Christpohe Galtier do të jetë trajneri i ri i Paris Saint-Germainit.

“RMC Sport” ka raportuar këtë të hënë se tashmë është mbyllur marrëveshja, transmeton Gazeta Express.

Sipas mediumit francez, Galtier sot ka vizituar ambientet e klubit nga “Parc des Princes” dhe aty ka nënshkruar kontratën.

Kontrata thuhet se është e vlefshme për dy sezonet e ardhshme.

Galtier do të prezantohet nesër, në ora 18:00, te kampionët e Francës përmes një konference për media.

55-vjeçari nuk është emër i njohur shumë në futbollin evropian, përveçse në atë francez.

Ai nga viti i kaluar është trajner te Nice, teksa më herët ka drejtuar edhe dy skuadrat tjera nga Ligue 1 e Francës, Lille dhe Saint-Etienne.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit