23.8 C
New York
Tuesday, September 2, 2025

Buy now

Mbyllet lokali në Pallatin e Rinisë, Shahini: Vendim i ngutshëm që rrezikon biznesin dhe punëtorët

- Advertisement -

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Komunës së Prishtinës për të mbyllur lokalin e kompanisë Visari sh.p.k, e cila operon prej mbi 17 vitesh në Pallatin e Rinisë dhe punëson mbi 25 punëtorë.

Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, e quajti vendimin të ngutshëm dhe të papërballueshëm për biznesin, duke kërkuar shtyrjen e afatit deri në fund të vitit për gjetjen e një lokacioni të ri.

“Sot AKB në bashkëpunim me avokatin e kompanisë dhe kompaninë, për shkak të situatës së jashtëzakonshme që Pallati i Rinisë ka marrë një vendim që këtë kompani ta largojë nga ky vend dhe ta mbyllë me urdhër të Komunës së Prishtinës, ky biznes është më shumë se 20 vite dhe që ka më shumë se 20 punëtorë, afati për ta liruar këtë lokal është shumë i shkurtër, ne kemi kërkuar kërkesë Komunës për ta zgjat afatin, ta mundësojë që deri në vit të ri ta gjejë një lokacion të ri dhe të akomodohet, kjo situatë është krijuar si situatë e jashtëzakonshme ku sigurimi i Pallatit të Rinisë ka ndikuar që t’ia mbyllë lokalin, ne e vlerësojmë se në këtë situatë jemi të shqetësuar si zëri mbrojtës i bizneseve se pse është bërë ky vendim kaq i ngutshëm. Kosova po bëhet vend i papërshtatshëm për biznese”, ka deklaruar Shahini.

Avokati i kompanisë Genc Humolli e cilësoi vendimin si të kundërligjshëm dhe në kundërshtim me kontratën e qirasë, duke theksuar se kompania ka paguar rregullisht qiranë për mbi 20 vite.

“Duke u bazuar në ligjet e Kosovës, ky vendim është ndërmarrë kundërligjshëm dhe duke shkelur kontratën e qirasë, është shkelur neni 3 ku jep të drejtë qiramarrësit ta vazhdojë kontratën edhe për gjashtë muaj, këta persona janë që 20 vite këtu dhe nuk ka ndodhur një problem i tillë asnjëherë, kjo ka sjellë në bllokimin e lokalit. Duhet të pritet vendimi i gjykatës dhe të ndërmerren vendime që përbëjnë vepër penale, duke larguar mbi 25 punëtorë, qiramarrësi e ka paguar qiranë mbi 20 vite duke mos e vonuar asnjëherë.

Ndërkohë, përfaqësuesi i kompanisë, Visar Malazogu, tha se mbi 25 punëtorë rrezikojnë të mbesin pa paga dhe se nuk ka alternativë tjetër për hapjen e lokalit.

Ne hasëm me një problem të jashtëzakonshëm, me kyçjen e këtij lokali, 25 persona do të mbesin pa paga, ne kemi problem me Komunën pasi që nuk na kanë mundësuar ta hapim lokalin për disa ditë apo muaj, nuk kemi asnjë alternativë tjetër për hapjen e një lokali tjetër. /EO/

Të ngjashme

Të fundit