Kanë përfunduar 4 ndeshjet e vlefshme për javën e 37-të të Premier Ligës.
Sfida mes Liverpoolit dhe Aston Villas u mbyll me rezultatin 1-1. Autorët e golave janë Ramsey dhe Firminjo. Pas kësaj ndeshje, Liverpuli ngel jashtë zonës për Championsin sezonin e ardhshëm.
Manchester United ka fituar në transfertë me rezultatin 1-0 ndaj Bërnmuthit. Goli i vetëm i sfidës u shënua në minutën e 9’ nga Casemiro.
Dueli me Fulhemit dhe Crystal Palas u mbyll në barazimin 2-2. Edhe sfida mes Wolves dhe Evertonit përfundoi me shifrat 1-1.