10.3 C
New York
Thursday, March 6, 2025

Buy now

Mbyllet autostrada “Ibrahim Rugova”, rrëshqet dheu në këtë zonë

- Advertisement -

Për shkak të rrëshqitjes së dheut është mbyllur autostrada “Ibrahim Rugova”, në segmetin e 27-të, në mes të Prizrenit dhe Suharekës.

Me qëllim të lëvizjes së sigurt të qytetarëve në këtë segment kjo pjesë është bllokuar për qarkullimin e automjeteve deri në pastrimin e dheut të shembur, njofton MI.

“Ekipet tona të mirëmbajtjes janë në vendin e ngjarjes duke ndërmarrë hapat konkretë për lirimin e kësaj pjese të autostradës në fjalë.

Lusim të gjithë qytetarët e vendit tonë, që deri në pastrimin e dheut dhe lirimin për qarkullim të këtij segmenti të shfrytëzojnë rrugët alternative.

Lidhur me pastrimin e dheut nga autostrada do t’ju njoftojmë me kohë” thuhet në njoftim.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit