Inspektorati i Tregut ka mbyll përkohësisht nëntë qendra masazhi, të cilat ushtronin veprimtarinë në kundërshtim me ligjin.
Lajmin e ka publikuar Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë në faqen e saj në Facebook, ku ka bërë të ditur se qendrat ndodhen në Prishtinë.
Sipas njoftimit, ndaj operatorëve ekonomik që ushtruan veprimtari në kundërshtim me ligjin, do të shqiptohen masa ndëshkuese sipas ligjit në fuqi.
“Sot, gjatë orëve të mbrëmjes, Inspektoriati i Tregut, në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës (Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Njerëz) dhe inspektorët e Administratës Tatimore të Kosovës, kanë realizuar inspektime të përbashkëta në 17 lokacione në Prishtinë, ku cak ishin qendrat e masazhit, me qëllim verifikimin e ligjshmërisë së veprimtarisë së tyre.
Si rezultat i këtyre inspektimeve, Inspektorati i Tregut ka bërë mbylljen e përkohshme të 9 lokaleve ku ushtrohej veprimtaria e masazhave.
Ndaj operatorëve ekonomik që në kundërshtim me ligjin ushtrojnë veprimtarinë e tyre, do të shqiptohen masat ndëshkuese sipas ligjit në fuqi.
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, mbetet e angazhuar në zbatimin e plotë të ligjit në mbrojtje të interesit publik”, thuhet në njoftimin e MINT-it.