Kanë përfunduar ndeshjet e para në play-offin që siguron kualifikimn në Ligën e Kampionëve, garën më prestigjioze evropiane për klube.
Sparta Praga e pesë futbollistëve shqiptarë ka shënuar fitore në ndeshjen e parë, duke e mposhtur në udhëtim ekipin suedez, Malmo 0:2.
Salzburgu gjithashtu triumfoi 0:2 në udhëtim ndaj Dynamo Kyiv të Ukrainës.
Ndeshja më interesante ishte ajo mes Young Boys dhe Galatasarayt, ku ekipi zviceran shënoi fitore të ngushtë 3:2.
Ndërkohë ndeshja mes Midtjylland dhe Slovan Bratislava u mbyll pa fitues, 1:1.