12.3 C
New York
Saturday, November 16, 2024

Buy now

“Mbylle gojën ore, mos fol” – Blerim Latifi: Liburn Aliu është ministër i Infrastrukturës, pse flet për bashkim kombëtar

- Advertisement -

Analisti Blerim Latifi duke diskutuar temën e Bashkimit Kombëtar tha se nuk është një çështje e thjeshtë që mund ta zgjidhin Kosova dhe Shqipëria, sepse tha se ka implikime të mëdha.

Ditë më parë Liburn Aliu, në një intervistë në T7 ka thënë se e sheh “Kosovën si projekt të përkohshëm”, duke iu referuar Bashkimit Kombëtar. Për deklaratën e Liburn Aliut, analisti Blerim Latifi ka thënë se nuk është dashur të prononcohet për këtë çështje, por vetëm për punët e ministrisë që ai udhëheq.

“Ka një kod zyrtar, ka një etikë të shërbimit publik, kur ti je ministër i Shëndetësisë ti duhet me u merr vetëm me atë punë. Konsideroj se Librun Aliu nuk është dashtë me u deklaru për këtë punë, ai është ministër i Infrastrukturës. Detyra e tij deri në ditën që është ministër ështe vetëm me folë vetëm për çështje të infrastrukturës, po je zyrtar, atëherë mbylle gojën ore mos folë, nuk të takon. Dokesh qesharak, nëse je ministër për Infrastrukturë dhe merresh me gjeopolitikë”, tha Latifi në Pressing, transmeton Gazeta Express.

“Do të ishte mirë që njerëzit që kanë funksione zyrtare të mos deklarohen”, tha Latifi.

Ai tha se “nëse vjen një situatë për Bashkim Kombëtar kjo nuk do të arrihet me forcat tona, por duhet me u arritë me mbështetje”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit