Home Lajme Botë “Mburraveci” që nxori sekretet e Pentagonit del para gjykatës, rrezikon 20 vite burg nga akuza

“Mburraveci” që nxori sekretet e Pentagonit del para gjykatës, rrezikon 20 vite burg nga akuza

0
“Mburraveci” që nxori sekretet e Pentagonit del para gjykatës, rrezikon 20 vite burg nga akuza

Pas arrestimit nga FBI në Masaçusets, doli para gjykatës me pranga në duar. Jack Teixeira, që publikoi dokumentet sekrete të Pentagonit në rrjete sociale, është akuzuar zyrtarisht për marrje të paautorizuar dhe transmetim të informacioneve të mbrojtjes kombëtare dhe për lëvizjen e informacioneve të klasifikuara dhe materialeve të departamentit të mbrojtjes.

“Mburraveci” që punonte në sektorin IT të Gardës Kombëtare në Masaçusets rrezikon deri në 20 vite burg nëse shpallet fajtor për akuzat që rëndojnë ndaj tij.

Gjykatësi i çështjes vendosi që 21-vjeçari të qëndrojë pas hekurave të paktën deri në seancën e radhës, të caktuar të mërkurën e ardhshme.

Salla ishte e mbushur plot, ndërsa babai i të akuzuarit lëshoi një mesazh mbështetës për të birin. Jack Teixeira vetëm në dy raste u përgjigj shkurtimisht dhe me një zë të mbytur. Dyshimet janë që ai të ketë nisur me publikimin e dokumenteve sekrete në dhjetor të vitit 2022, ndërsa raportohet të ketë pasur akses në materialet e klasifikuara që prej 2021.

Ai kishte kërkuar në sistemin e Departamentit të Mbrojtjes për fjalën “leak”, në shqip “rrjedhje informacioni” dhe kishte marrë me vete në shtëpi dokumentet sekrete të Pentagonit për t’i fotografuar, pasi kishte pasur frikë mos zbulohej.

Më pas imazhet ka nisur të publikojë në platformën Discord, ku mendohet se ishte lideri i një grupi dhe mburrej me atë që posedonte.

Në dokumentet sekrete, 53 prej të cilave janë kontrolluar nga CNN, përfshihet një gamë e gjerë e informacioneve të klasifikuara, si përgjimi i aleatëve kryesorë të Shteteve të Bashkuara dhe kundërshtarëve si Rusia e Kina, gjithashtu edhe një vlerësim i hollësishëm i gjendjes së ushtrisë së Ukrainës.

Exit mobile version