Pas lajmit se Starlink është funksional tani edhe në territorin e Kosovës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ky është një hap i rëndësishëm në avancimin e infrastrukturës digjitale.
“Pas lëshimit të autorizimit nga Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Starlink ka filluar shërbimet satelitore të qasjes në internet edhe në Kosovë. Ky është një hap i rëndësishëm në avancimin e infrastrukturës digjitale në vend dhe ofron mundësi të shumta për qasjen në internet në çdo lokacion e cep të territorit të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Kurti.