11.3 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Mbrojtja thotë se Thaçi s’ka pasur kontroll mbi UÇK-në

- Advertisement -

Avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, Gregory Kehoe, ka theksuar se ish-presidenti nuk ka pasur kontroll mbi UÇK-në.

Ai ka rikujtuar se në Rambuje, ndonëse ishin krejt anëtarët e Shtabit të UÇK-së, Thaçi nuk kishte mundur të marrë vendim për nënshkrimin e marrëveshjes.

“Hashim Thaçi nuk ka mundur të nënshkruajë marrëveshjen e Rambujës pa pëlqimin e komandantëve rajonalë. Ai ka udhëtuar në Slloveni për të marrë pëlqimin e Adem Demaçit, i cili refuzonte marrëveshjen e Rambujes. Madje edhe vetë ish-sekretarja amerikane, Medeline Albright, e kishte telefonuar Demaçin për ta bindur”, ka thënë avokati amerikan.

Ai po ashtu ka cituar ish-sekretaren Albright, e cila Thaçin e kishte përshkruar si një student të shkollës së mesme.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit