Pierre Prosper, avokati i Thaçit ka thënë se komentet e Prokurorisë për dëshmitarët ndërkombëtarë të mbrojtjes, janë arrogancë dhe tregojnë mungesë respekti që ishte e pranishme prej fillimit të gjykimit.
“Shtatë dëshmitarët ndërkombëtarë u sollën këtu në një situatë të vëstirë me arsyetimin se kishin shumë pak njohuri lidhur me aktorët e përfshirë, gjuhën nuk e flisnin, kanë komunikuar vetëm disa herë me aktoret kryesor, nuk kanë lexuar rregullore e urdhëresa të Uck-së apo komunikata dhe nuk e njihnin strukturën e UcK-së. Prokurorja vazhdon me teje duke thënë se ata kishin informacione të kufizuara”, tha ai fillimisht.
Më pas, ai tha se k abiseduar me një shokë të tij diplomatik dhe se komentet e Prokurorisë i kishte qujatur të tmerrshme.
“Kolegu im me tha ‘e tmerrshme. Kaq pak respekt për profesionin tonë”, tha ai.
Avokati tha se te rrezosh menjeherë përvojën dhe dëshminë e këtyre profesionistëve është e pabesueshme.
“Këto komente tregojnë arrogancë, mungesë respekti i cili në fakt ka qenë i pranishëm në këtë gjykim qysh prej fillimit. Të rrezosh menjeherë përvojat, dëshmitë e këtyre profeisonistëve të cilët kanë pasur për detyrë që të analizonin dhe vlerësonin situatat, të shikonin ngjarjet në mënyrë që të ruanin sigurinë ndëkombëtare është e pabasueshme, është e gabuar dhe për mua është një gjest deshprimi”, tha ai.
Ai tha se nuk është e habitshme se qeveritë dyshojnë në besueshmerinë e tribunaleve ndërkombëtarë për mënyrën se si trajtohen zyrtarët e tyre gjatë deklaratave.






