8.5 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Mbrojtja e Vjosës, Rama: Është hartuar Plani i Menaxhimit për Parkun Kombëtar

- Advertisement -

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë të ditur se është bërë një hap shumë i rëndësishëm për mbrojtjen e lumit të Vjosës, pasi është hartuar Plani i Menaxhimit për Parkun Kombëtar si një punë e kujdesshme dhe intensive nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura dhe ekspertët ndërkombëtarë të IUCN.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Rama përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, ku ka shkruar se ky plan është gati për t’u konsultuar në publik.

“Hedhim një tjetër hap të rëndësishëm në mbrojtjen e lumit të Vjosës, i fundmi lum i egër në Europë, ku tanimë është hartuar Plani i Menaxhimit për Parkun Kombëtar si një punë e kujdesshme dhe intensive nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura dhe ekspertët ndërkombëtarë të IUCN, duke qenë GATI për t’u konsultuar në PUBLIK”, shkroi ai.

Rama tha gjithashtu se është radha e komuniteteve lokale që të gëzojnë të parët frytet e parkut të ri.

“Është radha e komuniteteve lokale, atyre që jetojnë aty e do t’i gëzojnë të parët frytet e parkut të ri, të bashkojnë zërin në planin për menaxhimin të Vjosës e cila mbrohet si Park Kombëtar në 480 km vijë lumorë, në 12.000 hektarë sipërfaqe, me të tre degët e saj, nga hyrja në territorin e Shqipërisë e deri në grykëderdhje … e për të gjithë ata që i fryjnë një tymi pa zjarr se grykëderdhja e Vjosës është lënë jashtë kufijve të mbrojtjes, e kundërta është e vërtetë, se është dyfish Zonë e Mbrojtur si pjesë e Parkut Kombëtar Lumi Vjosa dhe si pjesë e Peizazhit të Mbrojtur Pishë Poro-Nartë për rëndësinë e jashtëzakonshme natyrore”, përfundoi Rama.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit