Asocacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), ka reaguar në lidhje me dy rastet ku u penguar dy gazetarë gjatë punës së tyre.
Rasti i parë ishte me gazetarën e Periskopit, Besarta Hoti, e cila në tentim për të marrur përgjigje nga ministrja Artane Rizvanolli, ku si pasojë pësoi lëndime në dorë, ku siç mund edhe të shihet nga pamjet, ku për një moment mbrojtja e ministres mbyll dhunshëm derën e veturës, ku gazetarja Hoti kishte dorën brenda.
Rasti tjetër ndodhi edhe me gazetarin, Kosovë Gjoci të Euronews Albania, për pengimin në punë nga mbrojtja e afërt e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Gjoci ka njoftuar se dy individë nga mbrojtja e kanë penguar në punë – njëri e ka shtyrë duke ia dëmtuar pajisjet, kurse tjetri e ka kërcënuar me fjalët “këqyrem mirë në sy e mbajmë në mend”.
Postimi i plotë:
Dy raste të pengimit të punës së gazetarëve nga mbrojtja e afërt e Kryeministrit Kurti dhe Ministres Rizvanolli
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është i shqetësuar pas denoncimit të gazetarit, Kosovë Gjoci, të Euronews Albania për pengimin në punë nga mbrojtja e afërt e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Gjoci ka njoftuar se dy individë nga mbrojtja e kanë penguar në punë – njëri e ka shtyrë duke ia dëmtuar pajisjet, kurse tjetri e ka kërcënuar me fjalët “këqyrem mirë në sy e mbajmë në mend”.
Sipas gazetarit Gjoci, kryeministri Kurti e ka parë skenën dhe nuk ka reaguar, që e bën rastin edhe më të rëndë.
Ngjashëm, para disa ditësh gazetarja e Periskopit, Besarta Hoti, u pengua në përpjekjet për të bërë pyetje për Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.
AGK-ja, i konsideron këto veprime të papranueshme dhe i bën thirrje qeverisë dhe dikastereve të saj të mundësojnë kushte elementare të punës për gazetarët kur raportojnë dhe kërkojnë përgjigje nga anëtarë të ekzekutivit.
#SafeJournalists #AGK #AJK #Journalists