Avokatja e Jakup Krasniqit, Venkateswari Alagendra, tha se fakti që Jakup Krasniqi nuk i kishte shkatërruar materialet e sekuestrara nga shtëpia e tij që “mund ta inkriminojnë”, duhet parë si gjë pozitive.
“Nëse Krasniqi do të kishte menduar se materialet hulumtuese dhe dokumentet e tjera në shtëpinë e tij do të ishin pjesë e një ndërmarrjeje të përbashkët kriminale, ku bënte pjesë edhe ai, apo që ishin inkriminuese për të, pse t’i mbante ato?” ka thënë Alagendra.
“Fakti që i mbajti dhe nuk i shkatërroi duhet parë në favor të tij sepse ai është i bindur që është i pafajshëm”, tha ajo.
Alagendra vijoi duke thënë që fjalët e Krasniqit janë shtrembëruar nga Prokuroria, duke thënë që Krasniqi e ka pranuar që këto dokumente ishin të tij.
“Ai asnjëherë nuk ka thënë se materialet e gjetura në shtëpinë e tij kanë qenë të shkruara prej tij”, ka thënë Alagendra.
“Ai në fakt ka pranuar se ka bërë disa shënime për të shkruar një libër, por kjo nuk do të thotë se domosdo materialet ishin për konfliktin”.
“I përket Prokurorisë të vërtetojë se këto dokumente lidhen me akuzat përfshirë autorësinë e Krasniqit dhe të vërtetojnë autenticitetin dhe besueshmërinë e dokumenteve, diçka që nuk e kanë bërë deri më tash






