11.3 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së: Prokuroria i zhvlerëson dëshmitë për krimet serbe në Kosovë

- Advertisement -
Mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së në një parashtresë të përbashkët ka thënë se Prokuroria Speciale po synon që krimet serbe që po prezantohen si fakte t’i kategorizojë si jo-relevante.

Në parashtresën në fjalë, mbrojtja e Thaçit dhe të tjerëve kujton se edhe vetë Prokuroria e ka pranuar se serbët po kryenin krime gjatë kohës së përcaktuar për gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së.

“Në formë të parashikueshme, ZPS përsëri kërkon të përjashtojë provat e krimeve të kryera nga forcat serbe kundër shqiptarëve të Kosovës. Për shumicën dërrmuese të fakteve të propozuara nga mbrojtja, i vetmi argument kundërshtues është relevanca. Megjithatë, faktet janë qartësisht të rëndësishme për kontekstin, përfshirë deklaratat përkatëse publike, motivimin e luftëtarëve të UÇK-së dhe të akuzuarve dhe motivimin e hakmarrjes së autorëve individualë të krimeve të supozuara”, thuhet në parashtresë.

Mbrojtja potencon se ZPS-ja po i konsideron si jo-relevante edhe faktet që lidhen me Masakrën e Reçakut.

“ZPS-ja po jep qëndrime qesharake kur po thotë se faktet janë jo-relevante. Ta zëmë, ngrit parashtresë pa shpjegim se fakti 60, i cili lidhet me Masakrën e Reçakut, është jo-relevant. Përkundër kësaj, ZPS-ja po vazhdon të thërrasë dëshmitarë që dëshmojnë për Masakrën e Reçakut dhe i referohen si ngjarje kryesore. Qartazi, fakti 60 është relevant”, potencon mbrojtja e ish-krerëve, percjell Demokracia.com.

Mbrojtja argumenton tutje se ofenzivat dhe krimet e caktuara serbe gjatë verës së 1998-ës dhe pranverës së 99-ës ndikuan në çrregullimin e strukturës së UÇK-së. Mbrojtja thotë se kjo është e rëndësishme për të shpjeguar edhe efektivitetin e kontrollit në Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së.

“Këtu, Prokuroria po tenton që të akuzuarit t’i parandalojë edhe ne paraqitjen e provave, në mënyrë që trupi gjykues të mos i shohë kurrë. Siç ka theksuar më parë mbrojtja, ZPS nuk është në gjendje të përmend asnjë rast kur gjykatat ndërkombëtare ia kane mohuar ndonjëherë një të akuzuari të drejtën për të paraqitur prova për mbrojtjen, përfshirë edhe mbrojtjen në heshtje”.

Në parashtresën e së martës, mbrojtja kujton se si është pajtuar kryetari i Gjykatës Speciale me deklaratën e Gregory Kehoe, avokatit të ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili tha se do të shpërfaqen krimet serbe për ta kontekstualizuar rastin.

“Pasi z. Kehoe u përgjigj se ‘në kohën e duhur ne do të diskutojmë rëndësinë e krimeve të veçanta serbe në kontekst me atë që po ndodh në terren’, kryetari i trupit gjykues konfirmoi ‘kjo është kërkesa jonë e vetme’”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit