Kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, ish-presidenti Hashim Thaçi po i thotë se e shkeli ligjin duke caktuar të njëjtin gjyqtar që ia aprovonte Prokurorisë përgjimet speciale, edhe si gjyqtar që konfirmoi aktakuzën për të njëjtat vepra, dhe i cili më pas merrte edhe vendime tjera për të njëjtin rast gjyqësor.
Rrjedhimisht për shkak se, siç thotë edhe përgjimet ishin lejuar nga një gjyqtar i caktuar jashtëligjshëm, po i kërkon Gjykatës Kushtetuese ta rrëzojë aprovimin e aktakuzës së dytë.
Mbrojtja dyshon se mosveprimi i tanishëm i Kushtetueses do të bëjë që Thaçi të mos mbetet vetëm me dy procese në Speciale.
Detajet i gjeni në kronikën më poshtë:






